Shërbime Ligjore

Shërbime ligjore profesionale në Tiranë

Zyra jonë noteriale dhe ligjore në Tiranë bashkëpunon me avokate me mbi 50 vite përvojë në fushën e drejtësisë shqiptare.

Shërbime ligjore në Tiranë, Notere Elida Magani & Partners, studio avokatie

Ne ofrojmë këshillim ligjor të personalizuar dhe përfaqësim në gjykatë, si në çështje civile ashtu edhe penale, duke garantuar profesionalizëm, përkushtim dhe zgjidhje të orientuara drejt rezultateve.

Shërbimet tona juridike janë të dedikuara si për individë ashtu edhe për biznese, në gjithë territorin e Shqipërisë.

Këshillimet ligjore mund të zhvillohen jo vetëm në gjuhën shqipe, por edhe në anglisht dhe italisht, duke e bërë zyrën tonë një zgjedhje të përshtatshme për shtetasit dhe kompanitë e huaja që veprojnë në vend.

Shërbime që ofrojmë:

  • përpilimi dhe analizimi i kontratave;
  • përfaqësim ligjor në procedura administrative;
  • këshillim për themelimin e bizneseve dhe çështje tregtare;
  • legalizimi i dokumenteve dhe përkthime zyrtare;
  • apostilim dokumentesh për përdorim ndërkombëtar.

Fushat e së drejtës që mbulojmë:

  • familjare;
  • e punës;
  • tregtare;
  • penale.

Na kontaktoni sot për të rezervuar një takim në zyrën tonë në Tiranë dhe për të marrë asistencën ligjore dhe noteriale që meritoni.

Privacy Policy Cookie Policy